RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti e ambasadorin gjerman, diskutojnë për zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe

kurti-e-ambasadorin-gjerman,-diskutojne-per-zgjerimin-e-marredhenieve-dypaleshe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti dje në takim Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolf. Ambasadori Rudolf e uroi Kryeministrin për mandatin e ri qeverisës dhe i dorëzoi letrën e urimit nga Kancelari gjerman, Friedrich Merz.

Në letër urim, kancelari Merz ndër të tjera shprehet: “Më gëzon fakti, që së bashku me ju do të thellojmë edhe më tej marrëdhëniet e ngushta dhe miqësore mes vendeve tona”.

Në takim u diskutua për thellimin dhe zgjerimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe gjatë mandatit të ri qeverisës për rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe shtimin e investimeve. Gjermania është ndër partnerët kryesor tregtar të Kosovës. Kryeministri Kurti nënvizoi prioritetet e qeverisë dhe investimet kapitale të planifikuara në këtë mandat, të cilat do t’i japin hov zhvillimit ekonomik.

Gjithashtu në takim u bisedua edhe për tema të tjera me interes të përbashkët, duke përfshirë bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Related posts

​Klinika e Pediatrisë e stërmbushur me pacientë, dy fëmijë të shtrirë në një shtrat

admin

Trump: Nëse rizgjidhem, do t’i jap fund luftës në Ukrainë brenda ditës – VIDEO

Muhamet Ramadani

Shokon Hill: Njohja e Kosovës nuk është kusht për anëtarësimin e Serbisë në BE

admin