RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Qeveria miraton këshillin organizativ për Epopenë e UÇK-së

qeveria-miraton-keshillin-organizativ-per-epopene-e-uck-se

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se në mbledhjen e sotme të Qeveria e Kosovës është paraparë themelimi i Këshillit Shtetëror për shënimin e 28-vjetorit të Epopesë së Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Duke folur për rëndësinë e muajve shkurt dhe mars në historinë e vendit, Kurti theksoi simbolikën e kësaj periudhe.

“Shkurti është muaj feste shtetërore dhe krenarie qytetare. Marsi është muaji i lavdisë historike dhe nderimit të sakrificës. Në kalendarin vjetor, shkurti vjen para marsit, por në kalendarin e historisë sonë, shkurti ishte pas marsit”, tha ai.

Në këtë mbledhje, Qeveria ka miratuar edhe Këshillin Organizativ për Epopenë e UÇK-së.

Kryesues i Këshillit është ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ndërsa bashkëkryesues është Andin Hoti. Anëtar i Këshillit është edhe Sami Lushtaku.

Anëtarë të tjerë të Këshillit janë Elbert Krasniqi, Bashkim Jashari dhe Gazmend Hoxha.

Këshilli pritet të koordinojë aktivitetet dhe organizimet për shënimin e 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.

Related posts

Autori me skafandër në kokë i afrohet tek xhami teksa 54-vjeçari po parkonte mjetin, dalin pamjet e atentatit mafioz ndaj biznesmenit grek! Pasi zbraz karikatorin…

admin

Serbia riktheu shërbimin ushtarak me detyrim/ Kryetarja e Komunës së Preshevës: Ky vendim rrezikon paqen dhe sigurinë në rajon

admin

Sulmi vdekjeprurës në Gjermani, pas 15-vjeçarit arrestohet dhe një person tjetër

admin