RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Dialogut me Serbinë do t’i prijë Glauk Konjufca

dialogut-me-serbine-do-t’i-prije-glauk-konjufca

Dialogun me Serbinë do ta udhëheq Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës.

Kjo është bërë e ditur nga kjo ministri, ku është njoftuar për takimin që ka zhvilluar ministri Glauk Konjufca, me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sørensen.

“Gjatë takimit, z. Konjufca e informoi z. Sørensen se procesi i dialogut tashmë do të jetë nën udhëheqjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Në takim u diskutua momentumi aktual në të cilin ndodhet dialogu, si dhe u shkëmbyen pikëpamje mbi qasjen dhe parimet e nevojshme për të siguruar një proces më efektiv dhe të qëndrueshëm”, thuhet në njoftim.

Zëvendëskryeministri Konjufca theksoi se Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar që dialogun ta shohë si një mundësi për përmirësimin e marrëdhënieve fqinjësore me Serbinë, si dy shtete sovrane në rrugën e tyre drejt integrimit evropian.

Related posts

OKB: Mbi 700 milionë njerëz nuk e dinë nëse do të ushqehen më

Muhamet Ramadani

Pentagoni anulon vendosjen e brigadës së blinduar në Poloni

RTI

Aksident në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, katër të plagosur

admin