RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Dialogut me Serbinë do t’i prijë Glauk Konjufca

dialogut-me-serbine-do-t’i-prije-glauk-konjufca

Dialogun me Serbinë do ta udhëheq Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës.

Kjo është bërë e ditur nga kjo ministri, ku është njoftuar për takimin që ka zhvilluar ministri Glauk Konjufca, me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sørensen.

“Gjatë takimit, z. Konjufca e informoi z. Sørensen se procesi i dialogut tashmë do të jetë nën udhëheqjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Në takim u diskutua momentumi aktual në të cilin ndodhet dialogu, si dhe u shkëmbyen pikëpamje mbi qasjen dhe parimet e nevojshme për të siguruar një proces më efektiv dhe të qëndrueshëm”, thuhet në njoftim.

Zëvendëskryeministri Konjufca theksoi se Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar që dialogun ta shohë si një mundësi për përmirësimin e marrëdhënieve fqinjësore me Serbinë, si dy shtete sovrane në rrugën e tyre drejt integrimit evropian.

Related posts

Një stuhi e fuqishme rëre përfshin qytetin Churu në Indi

Kushtrim Guraj

Hoxha për ekspozimin e armatimeve: U profilizuan subjekte me interes për aktivitetet kriminale

Hevzi

UNESCO shton 12 vende palestineze në Listën Paraprake të Trashëgimisë Botërore

Irfan Jahiu