RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Trump kërcënon me tarifa më të larta pasi Gjykata e Lartë rrëzon tarifat globale

trump-kercenon-me-tarifa-me-te-larta-pasi-gjykata-e-larte-rrezon-tarifat-globale

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kërcënuar me vendosjen e tarifave më të ashpra ndaj vendeve që “luajnë lojëra”, pas një vendimi të Gjykatës së Lartë javën e kaluar, sipas të cilit administrata e tij kishte tejkaluar kompetencat duke vendosur tarifa të gjera globale, transmeton Anadolu.

“Çdo vend që dëshiron të ‘luajë lojëra’ me vendimin qesharak të Gjykatës së Lartë, veçanërisht ato që e kanë ‘shfrytëzuar’ SHBA-në për vite, madje edhe dekada, do të përballet me tarifa shumë më të larta dhe më keq sesa ato për të cilat sapo ranë dakord”, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social.

Gjykata e Lartë e SHBA-së javën e kaluar vendosi se tarifat “reciproke”, tarifat e lidhura me fentanilin dhe detyrime të tjera të ngjashme të vendosura sipas Aktit për Kompetencat Ekonomike në Rast Emergjencash Ndërkombëtare ishin të paligjshme.

Trump kritikoi vendimin e gjykatës, të cilin e cilësoi si “thellësisht zhgënjyes”, që rrëzoi tarifat “emergjente” që ai kishte zbatuar në mbarë botën.

Related posts

Irani vendos 5 kushte për bisedime të reja me SHBA-në

Irfan Jahiu

Sekretari i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit: Ndërhyrja amerikane do të destabilizojë rajonin

Muhamet Ramadani

Kosova jashtë agjendës në mbledhjen e Komitetit të Ministrave të KiE-së

Muhamet Ramadani