RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Sekretari i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit: Ndërhyrja amerikane do të destabilizojë rajonin

sekretari-i-keshillit-suprem-te-sigurise-kombetare-te-iranit:-nderhyrja-amerikane-do-te-destabilizoje-rajonin

Sekretari i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Ali Larijani, ka paralajmëruar se ndërhyrja e SHBA-së në Iran do të destabilizonte Lindjen e Mesme dhe gjithashtu do të dëmtonte interesat amerikane, transmeton Anadolu.

Larijani në platformën sociale të kompanisë amerikane X reagoi ndaj deklaratave të fundit të presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

“Me deklaratat e zyrtarëve izraelitë dhe të Trumpit, ajo që ka ndodhur pas skenave tani është e qartë”, shkroi Larijani.

Ai tha se Irani bën dallimin mes “qëndrimit të tregtarëve protestues dhe veprimeve të aktorëve përçarës”, si dhe paralajmëroi se ndërhyrja amerikane, në atë që ai e përshkroi si një çështje të brendshme, do të “destabilizonte të gjithë rajonin dhe do të shkatërronte interesat e Amerikës”.

“Populli amerikan duhet ta dijë, Trump e nisi këtë aventurizëm. Ata duhet të jenë të vetëdijshëm për sigurinë e ushtarëve të tyre”, shtoi ai.

Deklaratat e tij erdhën pasi presidenti Trump paralajmëroi se SHBA-ja do të ndërhynte nëse Irani “qëllon dhe vret me dhunë protestues paqësorë”, duke theksuar se SHBA-ja është “e gatshme dhe e armatosur për të vepruar”.

Related posts

Qeveria çeke do të auditojë kontratën për avionët luftarakë F-35

Muhamet Ramadani

Kosovë, veteranët e UÇK-së protestojnë para selisë së EULEX-it

Muhamet Ramadani

Dyshimet në lidhje me shëndetin mendor të presidentit Biden, Shtëpia e Bardhë hedh poshtë akuzat

admin