RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kancelari gjerman: Kina synon të porosisë deri në 120 avionë nga Airbus

kancelari-gjerman:-kina-synon-te-porosise-deri-ne-120-avione-nga-airbus

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka deklaruar se Kina synon të porosisë deri në 120 avionë shtesë nga prodhuesi evropian i avionëve Airbus, transmeton Anadolu.

Pas takimit me presidentin kinez, Xi Jinping, Merz u tha gazetarëve në Pekin se kjo “tregon se sa të vlefshme mund të jenë vizitat e tilla”. Pa dhënë detaje mbi çmimin e avionëve apo kohën e finalizimit të marrëveshjes, Merz theksoi se bashkëpunimi krijon një sinergji të madhe.

Duke e cilësuar shembullin e Airbus-it si dëshmi të rëndësisë së vizitave të nivelit të lartë, Merz njoftoi se edhe kontrata të tjera me kompani të ndryshme janë “në horizont”.

Gjatë vizitës së tij të parë zyrtare në këtë nivel, ai u takua me homologun e tij, Li Qiang dhe presidentin Xi, ndërsa u nënshkruan pesë marrëveshje ndërqeveritare në fushat e ekonomisë dhe bujqësisë.

Kina, që ka rëndësi strategjike për Airbus-in, ka lokalizuar prodhimin e avionëve, veçanërisht modelin A320, përmes linjës së montimit në Tianjin. Pekini tradicionalisht ruan ekuilibrin mes Airbus-it dhe kompanisë amerikane Boeing, duke bërë porosi të mëdha dhe duke i shpërndarë avionët te linjat ajrore shtetërore.

Derisa Boeing pritet të përfitojë nga diplomacia tregtare gjatë epokës së presidentit Donald Trump, lëvizja e Airbus-it interpretohet si përpjekje për të forcuar pozicionin e Evropës në treg.

Liderët perëndimorë i drejtohen Kinës mes presionit të SHBA-së

Merz iu bashkua listës së liderëve perëndimor që vizitojnë Kinën, në një kohë kur politikat tarifore dhe veprimet e njëanshme të presidentit Trump kanë shkaktuar tensione me aleatët perëndimor.

Pas vizitave të Mbretit Felipe VI të Spanjës në nëntor dhe presidentit francez, Emmanuel Macron, në muajin dhjetor, liderë nga Irlanda, Kanadaja, Finlanda dhe SHBA-ja kanë vizituar Pekinin në vitin 2026.

Related posts

Dy gra do të përballen në zgjedhjet presidenciale të Meksikës në vitin 2024

Muhamet Ramadani

Shtyhet sërish votimi i Këshillit të Sigurimit të OKB-së për rezolutën e Gazës

admin

Forcat Detare Turke ofrojnë kontribut të rëndësishëm në stërvitjen e NATO-s “Steadfast Dart 2026”

Irfan Jahiu