RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Tërnava takon ambasadorin e Turqisë, Tunc Angılı

ternava-takon-ambasadorin-e-turqise,-tunc-angili

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Tunc Angılı.

Me këtë rast, ambasadori Angılı e uroi Myftiun Tërnava dhe nëpërmes tij gjithë besimtarët myslimanë në Kosovë për muajin e bekuar Ramazan, duke u dëshiruar agjërim të lehtë dhe të pranuar.

Nga ana e tij, Myftiu Tërnava e falënderoi ambasadorin për vizitën dhe për urimet e përcjella, duke shprehur mirënjohje të thellë për shtetin mik turk për ndihmat e vazhdueshme që ka dhënë për popullin e Kosovës, e në veçanti për përkrahjen dhe ndihmat e ofruara në fillim të muajit Ramazan.

Gjatë takimit, u vlerësua lart bashkëpunimi i deritanishëm ndërmjet Bashkësisë Islame të Kosovës dhe institucioneve të Turqisë, duke theksuar rëndësinë e forcimit të mëtejmë të këtij bashkëpunimi në fusha me interes të përbashkët, në shërbim të besimtarëve dhe të shoqërisë në përgjithësi.

Related posts

Prokuroria urdhëron rifillimin e numërimit të votave në Mitrovicë të Jugut

admin

SHBA i kërkon TikTok-ut të shesë aksionet ose të përballet me bllokim

Muhamet Ramadani

“The Guardian” – Rama: Komentet për migrantët shqiptarë moment i turpshëm për politikën britanike

admin