RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Tërnava takon ambasadorin e Turqisë, Tunc Angılı

ternava-takon-ambasadorin-e-turqise,-tunc-angili

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Tunc Angılı.

Me këtë rast, ambasadori Angılı e uroi Myftiun Tërnava dhe nëpërmes tij gjithë besimtarët myslimanë në Kosovë për muajin e bekuar Ramazan, duke u dëshiruar agjërim të lehtë dhe të pranuar.

Nga ana e tij, Myftiu Tërnava e falënderoi ambasadorin për vizitën dhe për urimet e përcjella, duke shprehur mirënjohje të thellë për shtetin mik turk për ndihmat e vazhdueshme që ka dhënë për popullin e Kosovës, e në veçanti për përkrahjen dhe ndihmat e ofruara në fillim të muajit Ramazan.

Gjatë takimit, u vlerësua lart bashkëpunimi i deritanishëm ndërmjet Bashkësisë Islame të Kosovës dhe institucioneve të Turqisë, duke theksuar rëndësinë e forcimit të mëtejmë të këtij bashkëpunimi në fusha me interes të përbashkët, në shërbim të besimtarëve dhe të shoqërisë në përgjithësi.

Related posts

Parlamenti turk miraton ligjin për “Solidaritetin Kombëtar” në kuadër të procesit “Turqia pa terror”

admin

Britania nuk ndalet në luftën kundër emigrantëve

admin

Xhamia “Hëna e Re” shënoi 30 vjetorin e themelimit

admin