RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Dyshime për manipulim me vota, 12 persona intervistohen në Vushtrri dhe Skënderaj

dyshime-per-manipulim-me-vota,-12-persona-intervistohen-ne-vushtrri-dhe-skenderaj

Dymbëdhjetë persona janë intervistuar lidhur me dyshimet për falsifikim të rezultateve të zgjedhjeve të 28 dhjetorit në Vushtrri dhe Skënderaj.

Sipas raportit të Policia e Kosovës, shtatë persona janë intervistuar në Vushtrri dhe pesë të tjerë në Skënderaj, në kuadër të hetimeve për veprën penale “Falsifikim i rezultateve të votimit”.

Në raport thuhet:

“FALSIFIKIM I REZULTATEVE TË VOTIMIT
• Qendra e votimit Vushtrri 29.12.2025 – 02.01.2026. Më 26.02.2026 janë ftuar për intervistim shtatë të dyshuar lidhur me rastin e lartcekur. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
• Qendra e votimit Skënderaj 29.12.2025 – 02.01.2026. Më 26.02.2026 janë ftuar për intervistim pesë të dyshuar lidhur me rastin e lartcekur. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.”

Me urdhër të prokurorit të rastit, të gjithë të dyshuarit, pas intervistimit, janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

Related posts

Trump shtyn vizitën në Kinë: Kemi marrëdhënie të shkëlqyera, por do të shkojmë atje brenda 5 apo 6 javësh

admin

Detaje për takimin e Kurtit me kryetarët e komunave

admin

Dhjetëra mijëra persona protestojnë kundër Qeverisë polake – VIDEO

admin