RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Dhjetëra mijëra persona protestojnë kundër Qeverisë polake – VIDEO

dhjetera-mijera-persona-protestojne-kunder-qeverise-polake-–-video

Gjysmë milioni protestues kanë dalë të dielën në qendër të Varshavës, kanë thënë organizatorët opozitarë në Poloni, duke pretenduar se është regjistruar demonstrata më e madhe kundër Qeverisë, në 30 vjet, pas dhënies fund të komunizmit.

Lech Walesa, ish-president polak, fitues i Çmimit Nobel për Paqe, dhe lider i luftës kundër komunizmit, u është bashkuar figurave opozitare në krye të marshit.

Protesta është organizuar para zgjedhjeve legjislative, që mbahen në Poloni në vjeshtën e këtij viti.

Njerëzit kanë udhëtuar nga i gjithë shteti, pasi ish-kryeministri, Donald Tusk, udhëheqës i partisë opozitare të qendrës, Platforma Civile (PO), ka bërë thirrje për protesta, “kundër çmimeve të larta të jetesës, kundër gënjeshtrave, për demokraci, për zgjedhje të lira, dhe për Bashkimin Evropian”.

Liderët e shumicës së partive opozitare u kanë bërë thirrje mbështetësve që t’i bashkohen marshit kundër partisë në pushtet, Ligji dhe Drejtësia, e cila e ka në krye Jaroslaw Kaczynskin.

“Vlerësohet se numri i protestuesve është 500.000 tani”, ka thënë zëdhënësi i organizatorëve të protestës, Jan Grabiec.

Protestuesit janë parë duke i mbajtur mbishkrimet “Mjaft është mjaft”, “Jo Polonisë autoritare”, si dhe e kanë fajësuar partinë në pushtet për rritjen e çmimeve.

Dikur udhëheqës i Këshillit Evropian, Tusk u ka thënë protestuesve se roli i opozitës është “i një rëndësie të njëjtë” me atë të viteve 1980.

Walesa, i cili ka kohë që nuk është aktiv në politikë, u thënë protestuesve se është në pritje të ditës kur partia nacionaliste dhe Kaczynski, do të largohen nga pushteti.

“Zoti Kaczynski, kemi ardhur për ty. Ajo ditë ka ardhur”, ka thënë Walesa.

Protesta e 4 qershorit është mbajtur në ditën kur është shënuar 34-vjetori i mbajtjes së zgjedhjeve pjesërisht të lira në Poloni, pas rënies së komunizmit në Evropë.

Walesa është bërë presidenti i parë i kombit, i zgjedhur në mënyrë demokratike, më 1990. /rel

Related posts

Dy palestinezë të vrarë pas të shtënave në Bregun Perëndimor – VIDEO

rezart morina

Mungesa e fuqisë punëtore po sjellë probleme të mëdha për bizneset vendore

admin

Lideri çeçen emëron djalin e tij 16-vjeçar në postin e rëndësishëm, një vit më parë u shfaq duke dhunuar një të burgosur

admin