RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Ambasada e Kosovës në Abu Dhabi: Të gjithë kosovarët që janë në Emirate, qëndroni në hotelet ku jeni – Shpenzimet do të mbulohen

ambasada-e-kosoves-ne-abu-dhabi:-te-gjithe-kosovaret-qe-jane-ne-emirate,-qendroni-ne-hotelet-ku-jeni-–-shpenzimet-do-te-mbulohen

Ambasada e Republikës së Kosovës në Abu Dhabi ka dal me njoftim të rëndësishëm për qytetarët e Kosovës që ndodhen në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ata kanë thënë se të gjithë mysafirët që kanë arritur datën e largimit nga hotelet, por që nuk mund të udhëtojnë për arsye të sulmeve nga Irani, të qëndrojnë në objektet hoteliere ku janë të vendosur, deri në momentin kur të kenë mundësi të largohen.

“Shpenzimet e qëndrimit do të mbulohen nga data e pamundësisë së udhëtimit deri në datën kur bëhet e mundur largimi. Lusim të gjithë qytetarët që ndodhen në këtë situatë të komunikojnë me menaxhmentin e hotelit ku janë të akomoduar dhe, për çdo paqartësi shtesë, të kontaktojnë Ambasadën. Ambasada e Republikës së Kosovës mbetet në dispozicionin tuaj për çdo informatë dhe asistencë të nevojshme”, thuhet në njoftim.

Related posts

Asnjë Shekel për Gazën, thotë ministri Izraelit i financave

admin

“Ukraina duhet të lejohet t’i godasë caqet brenda Rusisë”- Macron dhe Scholz: Kievit i lejohet ta mbrojë veten përderisa…

admin

Tragjedi në një park argëtimi në Indi, një i vdekur dhe 13 të plagosur nga shembja e një pajisjeje

admin