RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Rriten çmimet e naftës në Kosovë

rriten-cmimet-e-naftes-ne-kosove

Çmimet e naftës kanë filluar të rriten në Kosovë, pas zhvillimeve gjeopolitike të sulmeve amerikao-izraelite ndaj Iranit dhe kundërpërgjigjja iraniane.

Rritjen çmimeve të naftës në Kosovë e ka konfirmuar Fadil Berjani, kryetar i shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës.

Sipas tij çmimet aktuale janë, diesel : 1.18€ deri 1.25 €, benzin : 1.17 € deri 1.24€

“Situata gjeopolitike në Lindjen e Mesme po ndikon drejtpërdrejt tregjet e naftës. Rritja e tensioneve dhe rreziku për ndërprerje në prodhim apo transport po shtojnë pasigurinë në furnizimin global, duke shtyrë çmimet e naftës më lart. Vëmendja është veçanërisht te Ngushtica e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme të kalimit të naftës në botë. Çdo problem në atë korridor reflektohet menjëherë në tregje dhe zakonisht përkthehet në kosto më të larta të karburantit për konsumatorët”, ka shkruar ai.

Related posts

Vdes një ushtar i KFOR-it në Brezovicë

admin

“Parashikohen deri në 5 miliardë euro!”- Reuters: Greqia po planifikon shlyerjen e parakohshme të kredive ndaj vendeve të eurozonës

admin

Shefi i OKB-së: Paraliza e Këshillit të Sigurimit nxitet nga sjellja e fuqive të mëdha

Irfan Jahiu