RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Vdes një ushtar i KFOR-it në Brezovicë

vdes-nje-ushtar-i-kfor-it-ne-brezovice

Ka vdekur ushtari i KFOR-it i cili u gjet pa ndjenja në Qendrën e Skijimit në Brezovicë, gjatë ditës së diel.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Ju njoftojmë se stafi mjekësor i Shtëpisë së Shëndetit në Shtërpcë dhe pjesëtarët e KFOR-it, në ora 16:30 kanë ndërprerë reanimimin, për shkak se nuk ka pasur shenja jete. Trupi i pajetë i pjesëtarit të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë është transportuar me helikopter të KFOR-it, u shpreh Veseli.

Po ashtu theksoi se është njoftuar edhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt.

Related posts

Izraeli kthen trupat e 15 palestinezëve të tjerë në Gaza

RTI

Drama e këtij gazetari tregon se çfarë janë burgjet e sionistëve…

Irfan Jahiu

Raport: 96 për qind e banorëve të Ga’zës përballen me nivele ek’streme të urisë

Muhamet Ramadani