RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rubio: Qëllimi i SHBA është shkatërrimi i raketave balistike iraniane

rubio:-qellimi-i-shba-eshte-shkaterrimi-i-raketave-balistike-iraniane

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio thotë se qëllimi i SHBA, lidhur me sulmet ndaj Iranit, është shkatërrimi i raketave balistike në Republikën Islamike.

“Misioni ynë është shkatërrimi i aftësive të tyre të raketave balistike dhe aftësia e tyre për t’i prodhuar ato, si dhe kërcënimi që paraqet marina e tyre për transportin global detar. Ky është objektivi”, tha ai.

Rubio tha se populli iranian duhet ta rrëzojmë regjimin dhe të krijojë ardhme të re për vendin.

“Shpresojmë që populli iranian të mund ta rrëzojë këtë qeveri dhe të krijojë një të ardhme të re për atë vend. Do të na pëlqente që kjo të ishte e mundur. Por objektivi i këtij misioni është shkatërrimi i aftësive të tyre të raketave balistike dhe aftësive të tyre detare”, thotë ai.

Sulmet e përbashkëta të Izraelit dhe SHBA-së ndaj Iranit nisën më 28 shkurt, me synimin për të ndalur programin bërthamor iranian.

Nga sulmi më 28 shkurt, mbeti i vrarë lideri suprem i Iranit, Ali Khamenei. Në kundërpërgjigje, Irani goditi objektiva në vendet aleate të SHBA-së në rajon.

Related posts

Ky është ligjvënësi i parë demokrat që bën thirrje për tërheqjen e presidentit Biden nga kandidimi: Duhet të marrë vendimin e dhimbshëm

admin

Agjencia e OKB-së paralajmëron për “dimrin që po afrohet” në Gaza

admin

Izraeli vrau 3 palestinez në Gaza, pavarësisht armëpushimit

Muhamet Ramadani