RTV AHIRETI
Lajme

Mërgimtarët turq preferojnë të kthehen me tren në vendet evropiane

mergimtaret-turq-preferojne-te-kthehen-me-tren-ne-vendet-evropiane

Shumë mërgimtarë turq të cilët kalojnë pushimet në atdhe kthehen në vendet ku jetojnë dhe punojnë aktualisht me tren, ku ngarkojnë edhe makinat e tyre.

Disa mërgimtarë turq hipin makinat e tyre në vagonët e trenit në stacionin hekurudhorë në Edirne, për të mbërritur në vendet evropiane.

Treni “Optima Ekspres” me udhëtarët dhe makinat kalon përmes Bullgarisë, Serbisë, Kroacisë dhe Sllovenisë, kurse pas 35 orësh mbërrin në stacionin e fundit në Villach të Austrisë.

Cengiz Güneş, në një bisedë me Anadolu tha se pas pushimeve që ka kaluar në atdhe kthehet në Münich të Gjermanisë, ku jeton dhe punon aktualisht.

Ai tregoi se ka vendosur të kthehet me tren në Gjermani sepse është shumë më e lehtë.

“Udhëtimi me tren është i rehatshëm. Keni gjithçka që nevojitet në tren, duke përfshirë edhe restorant. Gjithçka është perfekte, mund të gjeni atë që dëshironi”, tha Güneş.

Orhan Uğur, i cili po ashtu po kthehet në Gjermani nga vendlindja e tij Kayseri, tha se gjatë pushimeve verore ka udhëtuar në të gjithë Türkiyen.

Ai thotë se ka ardhur përmes autostradës kur ka mbërritur në Türkiye, por se ka vendosur të kthehet me tren.

“Vendosëm të ktheheshim me tren për herë të parë. Udhëtuam shumë në Türkiye, ndaj vendosëm të merrnim trenin rehat në kthim”, tha Uğur.

Cevdet Teke zgjodhi gjithashtu trenin për t’u kthyer më shpejt në Salzburg në Austri. Ai shtoi se preferon trenin për të shmangur pritjet e gjata me makinë në pikat kufitare në Bullgari dhe Serbi.

Hasan Sancaktar, i cili po kthehet në Gjermani, tha se udhëton me tren për të shmangur pritjen në radhë të gjata në pikat kufitare në Hungari, Bullgari dhe Serbi.

Ai theksoi se udhëtimi me tren është i rehatshëm dhe komod.

“Përparësia më e madhe e kësaj forme udhëtimi është se është shumë komod. Mund të ulesh, të ngrihesh, të shkosh në shtrat dhe të hash. U rekomandoj të gjithëve të udhëtoni me tren, i cili mund të transportojë edhe makinën tuaj”, tha Sancaktar.

Related posts

Kompanitë private që ua rrisin pagat punëtorëve, Qeveria: Do të subvencionojmë 50 për qind rritjen për tre muaj

admin

Zhduket një varkë me 200 emigrantë në ishujt Kanarie

admin

Përjashtohet nga VV asamblisti narko-trafikant që u kap me 11 mijë doza drogë

admin