RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Rutte viziton Ushtrinë e Maqedonisë së Veriut

sekretari-i-pergjithshem-i-nato,-rutte-viziton-ushtrine-e-maqedonise-se-veriut

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, në kazermën “Ilinden” në Shkup, realizoi vizitë në Ushtri, e cila u zhvillua në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Maqedoninë e Veriut, raporton Anadolu.

Rutte u prit nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, gjeneral-major Sashko Llafçiski dhe ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski.

Në kuadër të vizitës, shefi i NATO-s iu drejtua pjesëtarëve të Ushtrisë duke theksuar kontributin që Maqedonia e Veriut jep në kuadër të Aleancës.

“Ju me të vërtetë veproni mbi kapacitetet tuaja kur bëhet fjalë për Forcat e Përparuara Tokësore (Forward Land Forces)”, theksoi Rutte, duke potencuar se “me këtë kujdeseni që vërtet të mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit të Aleancës”.

Gjatë vizitës u realizua inspektim i njësive të rreshtuara, si dhe i pajisjeve dhe mjeteve me të cilat disponojnë Grupi i Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë dhe njësitë e deklaruara nga përbërja e Batalionit të Forcave Speciale.

Në shenjë mirënjohjeje për kontributin në forcimin e bashkëpunimit dhe mbështetjen e Ushtrisë së Maqedonisë së Veriut në kuadër të Aleancës, gjeneral-major Llafçiski i ndau Rutte-s Pllaketën e Madhe të Ushtrisë.

Në ngjarje morën pjesë gjeneralë të Ushtrisë dhe përfaqësues nga Ushtria dhe Ministria e Mbrojtjes.

Related posts

BE-ja vazhdon për 6 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë

admin

Katari dhe Kina nënshkruajnë marrëveshje 27 vjeçare për gazin LNG

admin

Shkak grevat, qytetarët detyrohet të presin në radhë me orë të tëra

admin