RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Dëgjohen shpërthime në Dubai nga operacionet e interceptimit

degjohen-shperthime-ne-dubai-nga-operacionet-e-interceptimit

Autoritetet në Dubai thanë se zhurmat e shpërthimeve të dëgjuara në mbarë qytetin ishin rezultat i operacioneve të interceptimit nga mbrojtja ajrore, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë të publikuar në platformën sociale të kompanisë amerikane X, Zyra e Medias e Dubait tha se ekipet përkatëse po e monitorojnë nga afër situatën dhe “po marrin të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë publike”.

Deklarata u bëri thirrje qytetarëve që të mbështeten ekskluzivisht në burimet zyrtare për përditësime të sakta.

Tensionet u përshkallëzuan në të gjithë rajonin kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulme në shkallë të gjerë ndaj Iranit të shtunën, të cilat deri më tani kanë vrarë pothuajse 800 persona, përfshirë Udhëheqësin Suprem, Ajatollah Ali Khamenei.

Teherani është kundërpërgjigjur me sulme me dronë dhe raketa që kanë në shënjestër Izraelin si dhe vendet e Gjirit, të cilat strehojnë asete amerikane.

Related posts

Tragjedi në Kanalin e La Manshit! Autoritetet franceze raportojnë për katër emigrantë të vdekur, mes tyre dhe një fëmijë: I mituri është shtypur me këmbë në varkë

admin

Erdoğan: Komuniteti ndërkombëtar duhet t’i dërgojë mesazh të qartë Izraelit për t’i dhënë fund “masakrës”

admin

12 mjekë specialistë braktisën punën në QKUK në vitin 2023

admin