RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shqipëria shpreh solidaritet të plotë me Turqinë pas lëshimit të raketës balistike nga Irani

shqiperia-shpreh-solidaritet-te-plote-me-turqine-pas-leshimit-te-raketes-balistike-nga-irani

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka shprehur solidaritet të plotë me Turqinë pas lëshimit të raketës balistike nga Irani drejt Turqisë, duke përshëndetur ndërhyrjen e shpejtë të sistemeve të mbrojtjes ajrore dhe raketore të NATO-s, transmeton Anadolu.

Në një reagim të publikuar në rrjetin social amerikan X, ministria theksoi se Shqipëria qëndron “në solidaritet të plotë” me aleatin dhe partnerin strategjik në NATO, Turqinë.

“Ne mirëpresim veprimin e shpejtë të mjeteve të mbrojtjes ajrore dhe raketore të NATO-s që kapën raketën balistike dhe mbrojtën civilët dhe territorin e aleatëve”, tha ministria shqiptare.

Sipas ministrisë, sulmet e Iranit konsiderohen të rrezikshme për stabilitetin rajonal.

“Sulmet e pamatura të Iranit rrezikojnë të destabilizojnë më tej rajonin. Mbrojtja dhe parandalimi i fortë mbeten thelbësore për sigurinë kolektive të NATO-s”, shkroi ministria.

Më herët, Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë njoftoi se një municion balistik i lëshuar sot nga Irani dhe i drejtuar drejt hapësirës ajrore turke u interceptua dhe u neutralizua nga njësitë e mbrojtjes ajrore dhe raketore të NATO-s në Mesdheun Lindor.

Related posts

Pas vizitës së Putinit, Koreja e Veriut paralajmëron SHBA-në për “luftën e re botërore”

admin

Serbia dhe Ukraina synojnë forcimin e lidhjeve ekonomike

admin

Humb jetën edhe një gazetar në su’lmet iz’raelite në Rripin e Ga’zës

admin