RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shqipëria shpreh solidaritet të plotë me Turqinë pas lëshimit të raketës balistike nga Irani

shqiperia-shpreh-solidaritet-te-plote-me-turqine-pas-leshimit-te-raketes-balistike-nga-irani

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka shprehur solidaritet të plotë me Turqinë pas lëshimit të raketës balistike nga Irani drejt Turqisë, duke përshëndetur ndërhyrjen e shpejtë të sistemeve të mbrojtjes ajrore dhe raketore të NATO-s, transmeton Anadolu.

Në një reagim të publikuar në rrjetin social amerikan X, ministria theksoi se Shqipëria qëndron “në solidaritet të plotë” me aleatin dhe partnerin strategjik në NATO, Turqinë.

“Ne mirëpresim veprimin e shpejtë të mjeteve të mbrojtjes ajrore dhe raketore të NATO-s që kapën raketën balistike dhe mbrojtën civilët dhe territorin e aleatëve”, tha ministria shqiptare.

Sipas ministrisë, sulmet e Iranit konsiderohen të rrezikshme për stabilitetin rajonal.

“Sulmet e pamatura të Iranit rrezikojnë të destabilizojnë më tej rajonin. Mbrojtja dhe parandalimi i fortë mbeten thelbësore për sigurinë kolektive të NATO-s”, shkroi ministria.

Më herët, Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë njoftoi se një municion balistik i lëshuar sot nga Irani dhe i drejtuar drejt hapësirës ajrore turke u interceptua dhe u neutralizua nga njësitë e mbrojtjes ajrore dhe raketore të NATO-s në Mesdheun Lindor.

Related posts

Su’lmi ajror iz’raelit kundër Hermelit të Libanit verior, katër të pl’agosur

Muhamet Ramadani

Trump thotë se ka pasur një “bisedë të shkëlqyer” me presidentin sirian

Irfan Jahiu

Papa Françesku mbërrin në Republikën Demokratike të Kongos

admin