RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Italia: SHBA-ja nuk ka kërkuar përdorimin e bazave tona për sulmet ndaj Iranit

italia:-shba-ja-nuk-ka-kerkuar-perdorimin-e-bazave-tona-per-sulmet-ndaj-iranit

Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto u tha sot ligjvënësve se SHBA-ja ende nuk ka kërkuar përdorimin e bazave të tyre në territorin italian si pjesë e një sulmi ushtarak kundër Iranit, por çdo kërkesë e tillë do të diskutohet në Parlament, transmeton Anadolu.

Duke iu drejtuar Dhomës së Ulët mbi konfliktin në Iran dhe Lindjen e Mesme, Crosetto tha se Italia duhet të rivlerësojë asetet e saj ushtarake në rajon dhe t’u përgjigjet kërkesave të “vendeve mike në vështirësi”.

“Ne synojmë të vendosim një forcë në Lindjen e Mesme, me sisteme mbrojtjeje ajrore kundër dronëve dhe raketave. Ne, së bashku me Spanjën dhe Francën, do t’i ofrojmë ndihmë Qipros”, tha Crosetto.

Opozita e qendrës së majtë e Italisë planifikon të votojë për një rezolutë në Parlament më vonë sot që do ta angazhonte qeverinë të mos autorizojë përdorimin e bazave të dhëna forcave të armatosura amerikane në tokën italiane për sulme ushtarake kundër Iranit.

Opozita i kërkon qeverisë konservatore, të kryesuar nga kryeministrja Giorgia Meloni të mos ofrojë “asnjë lloj mbështetjeje ushtarake për një luftë që shkel ligjin ndërkombëtar dhe të cilën bashkësia ndërkombëtare duhet ta ndalojë para se të jetë tepër vonë”.

Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani iu drejtua sot Dhomës së Ulët duke thënë se 100 mijë italianë janë të përfshirë “drejtpërdrejt ose tërthorazi” në rajonet e krizës.

“Siguria e bashkëqytetarëve tanë është përparësi absolute”, tha ai, duke shtuar se 10 mijë italianë janë ndihmuar deri më tani të largohen nga zonat e rrezikut.

Tajani theksoi se “parimi udhëheqës i angazhimit tonë në zonë mbetet deeskalimi”.

Italia dëshiron të shmangë një zgjerim të konfliktit në Lindjen e Mesme, tha Tajani duke shtuar se Roma do t’i mbajë të hapura të gjitha kanalet e dialogut me Iranin, duke ruajtur një qëndrim të fortë.

“Irani nuk mund të sigurojë armë bërthamore dhe sisteme raketash të afta të paraqesin kërcënim ekzistencial për Izraelin, rajonin dhe Evropën”, tha ai.

Related posts

Spanja vendos të shembë “Hotelin Fantazmë” në Tenerife pas mbi 50 vitesh braktisjeje dhe pesë viktimash

admin

Patrulla Kufitare sheh një rënie prej 50 për qind të emigrantëve në kufirin jugor të SHBA

Muhamet Ramadani

Harris ka mjaftueshëm mbështetje nga delegatët për të qenë kandidate e demokratëve

admin