RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Media izraelite: Pretendohet vrasja e Khameneit dhe Pezeshkianit në një sulm ajror

media-izraelite:-pretendohet-vrasja-e-khameneit-dhe-pezeshkianit-ne-nje-sulm-ajror

Izraeli pretendon se Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ali Khamenei, dhe presidenti Masoud Pezeshkian janë vrarë në një sulm ajror izraelit.

Sipas raportimit të Channel 12, që citon burime ushtarake, së bashku me ta janë eliminuar edhe zyrtarë të tjerë të lartë iranianë. Informacioni ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet iraniane.

Edhe The Times of Israel raportoi se një zyrtar izraelit ka konfirmuar vrasjet, duke e cilësuar operacionin si një “sukses shumë të lartë” të ushtrisë izraelite në goditjen e lidershipit iranian.

Më herët, media iraniane kishte njoftuar se ndërtesa presidenciale ishte shënjestruar në një sulm.

Deri tani nuk ka deklaratë zyrtare nga Teherani për fatin e liderëve të përmendur. Situata mbetet e paqartë dhe informacionet janë ende në zhvillim. /mesazhi

Related posts

Publikimi i dosjeve të Epstein, ish-prokurorja e Përgjithshme e SHBA-së ja kalon përgjegjësinë ish-vartësit të saj! Demokratët paralajmërojnë thirrjen e tij në Kongres

admin

“Ne duhet të jemi shumë të fuqishëm”- Erdogan: Turqia mund të hyjë në Izrael për të ndihmuar palestinezët

admin

Pse ky projekt kinez në Londër po i tmerron britanikët?

Irfan Jahiu