RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

 Ali Larijani: SHBA po dështon në objektivat e saj ndaj Iranit

 ali-larijani:-shba-po-deshton-ne-objektivat-e-saj-ndaj-iranit

Sekretari i përgjithshëm i Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Iranit, Ali Larijani, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po dështojnë në arritjen e qëllimeve të saj në Iran.

Sipas Larijanit, SHBA kishte menduar se mund të zhvillonte një luftë të shkurtër kundër Iranit dhe se do të krijonte kaos brenda vendit përmes eliminimit të Ali Khameneit dhe udhëheqësve të tjerë të lartë. Megjithatë, ai tha se këto supozime janë dëshmuar të gabuara.

Ai shtoi se udhëheqja iraniane ka paralajmëruar grupet separatiste që të mos ndërmarrin veprime kundër qeverisë, duke theksuar se populli iranian është i bashkuar përballë luftës së zhvilluar nga SHBA dhe Izraeli.

Larijani gjithashtu kritikoi deklaratat e presidentit amerikan Donald Trump, i cili ka shprehur dëshirën për të ndikuar në zgjedhjen e udhëheqjes së ardhshme të Iranit, duke i cilësuar ato si të pamenduara.

Ai ritheksoi edhe qëndrimin e qeverisë iraniane se vendet fqinje nuk do të jenë objektiv i sulmeve iraniane, për sa kohë që ato nuk lejojnë përdorimin e territorit të tyre për sulme kundër Iranit. /mesazhi

Related posts

Harris ka mjaftueshëm mbështetje nga delegatët për të qenë kandidate e demokratëve

admin

Sulmohet një grua me hixhab në stacionin e metrosë në Berlin

admin

Beteja e Kosovës për heqjen e masave kufizuese nga BE-ja

Muhamet Ramadani