RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turistë apo kolonë izraelitë në Vlorë?

turiste-apo-kolone-izraelite-ne-vlore?

Arroganca dhe rrezikshmëria sioniste: kur turizmi bëhet pushtim simbolik…!

Disa ditë më parë, para Monumentit të Pavarësisë në Vlorë, u fotografua një grup turistësh izraelitë me flamurin e tyre ngritur përballë simbolit më të shtrenjtë të shtetit shqiptar.

Sheshi i Pavarësisë në Vlorë nuk është një cep i rastësishëm i botës, as një pikë turistike si çdo tjetër ku mund të ngrihet flamuri i vendit nga vjen dikush si një kujtim udhëtimi.

Është vendi ku më 28 Nëntor 1912 u shpall lindja e shtetit shqiptar, vendi që mban emrin e Ismail Qemalit dhe të gjithë atyre që nënshkruan aktin e Pavarësisë.

Dhe kur dikush zgjedh pikërisht këtë vend dhe jo një plazh apo një rrugë çfarëdo të qytetit për të ngritur flamurin e vet, pyetja e parë që duhet bërë është: pse pikërisht këtu?

Nuk ka asnjë të dhënë historike që të lidhë ndonjë prej protagonistëve të pavarësisë me izraelitët. Edhe pretendimet për një prani të dikurshme “prej mijëra” në Vlorë mbeten të diskutueshme dhe shumë spekulative.

Ndaj ky akt e humbet çdo justifikim tjetër përveç dëshirës për t’u dukur, për të lënë gjurmë aty ku s’ju takon, për t’i thënë në heshtje vendasve: “edhe këtu jemi, edhe këtë e bëjmë tonën”.

Kjo nuk është hera e parë që dëgjojmë për sjellje të ngjashme provokuese në vende të tjera që vizitohen. Dhe nuk është izoluar as nga incidenti i muajit qershor, kur një futbollist izraelit provokoi tifozët shqiptarë pas një goli në “Air Albania”.

Marrë veç e veç, secili prej këtyre rasteve mund të duket episod i vogël. Por kur bashkohen, kur formojnë një model të përsëritur, atëherë s’mund të flitet më për keqkuptim apo rastësi.

Flitet për një mungesë respekti të përsëritur të këtyre njerëzve ndaj hapësirave dhe simboleve që nuk janë të tyret. Por kjo nuk është vetëm arrogancë turistike. Kjo sjellje është një pasqyrë e vogël, e përditshme, e asaj që bën qeveria e tyre diku tjetër – në Gaza, në Bregun Perëndimor, në çdo cep të Lindjes së Mesme ku ata ndihen të autorizuar të marrin, të shkelin, të pushtojnë.

Ndërsa ata ngrenë flamurin para një monumenti të huaj, në Gaza qeveria e tyre vazhdon gjenocidin. Mbi 72.000 të vdekur, uri masive që nga korriku 2025, fëmijë që vriten me qëllim mesatarisht çdo një orë, në një strategji që OKB-ja e ka cilësuar si “shkatërrim i qëllimshëm i së ardhmes së palestinezëve”, xhami të shkatërruara me pretekste të rreme, spitale, shkolla dhe ekipe humanitare në shënjestër të vazhdueshme.

Dhe kjo nuk është e re. Kjo është strukturore. Ky mentalitet nuk ngelet vetëm në Palestinë. Ai udhëton me ta kudo që shkojnë. Për shembull në Tajlandë, banorët e qytetit Pai kanë filluar të vendosin pankarta para dyqaneve të tyre: “Na vjen keq, turistët nga Izraeli nuk janë të mirëpritur këtu!”

Çfarë i çoi deri aty? Sjellje arrogante, kërkesa për shërbime falas, vjedhje në dyqane, dhunë ndaj vendasve dhe mosrespektim i rregullave më elementare të kulturës tajlandeze.

Katër izraelitë u arrestuan dhe u deportuan pasi shkatërruan një dhomë urgjence në spitalin e Pait – u futën me forcë, refuzuan të largoheshin dhe sulmuan personelin mjekësor.

Mjekja e spitalit shkroi se nuk ishte hera e parë që hasnin “vizitorë të vrazhdë e agresivë” nga Izraeli. Dhe kjo në një vend që i ka pritur gjithmonë me krahë hapur.

Në Vietnam, dy turiste britanike iu drejtuan një çifti izraelit në një restorant duke i quajtur “minj” dhe “vrasës”, duke i kërcënuar me fjalët: “Kudo që të shkoni, do të urreheni. Nga 110 vende ju kanë përzënë!”.

Këto nuk janë fjalë të rastësishme. Ato përsërisin slogane të vjetra antisemite. Por ironikisht, ato janë përgjigja ndaj asaj që bota po sheh çdo ditë nga Izraeli.

Prandaj edhe këtu në Shqipëri, është koha që dikush t’ua thotë qartë në fytyrë: “Mbani flamurin tuaj dhe krimet tuaja atje ku i keni. Këtu nuk keni asnjë të drejtë. Dhe askush nuk është i detyruar t’ju tolerojë, vetëm sepse ju mendoni se mundeni”. tesheshi

Related posts

Gjykata e Hagës lëshon urdhër-arrest kundër Putinit

admin

Biden nënshkruan ligjin mbi klimën, kujdesin shëndetësor, taksat dhe inflacionin – VIDEO

admin

Lajçak: Shoqëritë në Kosovë dhe në Serbi nuk janë gati për normalizim

admin