RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Sirena alarmi në gjithë Izraelin pas raketave të lëshuara nga Irani

sirena-alarmi-ne-gjithe-izraelin-pas-raketave-te-leshuara-nga-irani

Sirena të alarmit ajror janë dëgjuar në të gjithë Izraelin herët të dielën në mëngjes, pasi ushtria njoftoi për raketa të lëshuara nga Irani drejt territorit izraelit.

Sipas ushtrisë izraelite, sistemet e mbrojtjes ajrore reaguan ndaj të paktën katër valëve të raketave brenda rreth pesë orësh.

Alarmet u aktivizuan në shumë zona të vendit, përfshirë qytetet kryesore si Tel Aviv, Haifa dhe Beersheba, ndërsa banorët u urdhëruan të strehoheshin në bunkerë ose dhoma të sigurta.

Më vonë ushtria njoftoi se alarmet janë hequr dhe qytetarët mund të largohen nga strehimoret. Mediat izraelite raportuan se shumica e raketave janë kapur nga sistemet e mbrojtjes ajrore dhe nuk ka raportime për dëme apo viktima. /mesazhi

Related posts

Nga Siçilia në Nju Jork/ Një histori e shkurtër e mafies! Forma e hershme e bandave të krimit të organizuar, që zhvatnin paratë e…

admin

Borrell: Takimi në Ohër është ndryshe, ka ardhur koha që palët të marrin përgjegjësi

admin

Kolonët ilegalë izraelitë sulmuan xhaminë Al-Aksa në Kuds për të festuar festën e Hanukkah

RTI