RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti kinez bën thirrje që ushtria e shtetit të bëhet “mur i fortë çeliku”

presidenti-kinez-ben-thirrje-qe-ushtria-e-shtetit-te-behet-“mur-i-forte-celiku”

Presidenti kinez, Xi Jinping, ka thënë se dëshiron ta kthejë ushtrinë kineze në një “mur të fortë çeliku”, teksa ka mbajtur një fjalim në Kongresin Popullor.

“Ne duhet të promovojmë modernizimin e mbrojtjes kombëtare dhe formësimit të ushtrisë, dhe të ndërtojmë ushtrinë si mur të fortë çeliku që ruan sovranitetin kombëtar, sigurinë dhe interesat zhvillimorë”, ka thënë Xi.

Këtë vit Kongresi ka miratuar një rritje prej 7.2 për qind në shpenzime ushtarake, shifër më e madhe sesa ishte planifikuar në të kaluarën.

Ai ka përmendur edhe planet e Pekinit për “unifikim” me Tajvanin, ndonëse ka folur me ton të kujdesshëm.

Presidenti kinez nuk i ka përsëritur deklaratat e së kaluarës se Pekini do ta kontrollojë këtë ishull qoftë edhe përmes forcës ushtarake.

“Ne duhet ta implementojnë një strategji të partisë për zgjidhjen e çështjes së Tajvanit në epokën e re, të ecim drejt parimit të një Kine dhe konsensusit të vitit 1992, dhe të promovojmë një zhvillim paqësor të marrëdhënieve, të kundërshtojmë ndërhyrjen e forcave të jashtme dhe të çojmë përpara procesin e unifikimit të tokës armë”, ka thënë ai para gati 3.000 delegatëve të Kongresit.

Tajvani, ishull që vetëqeveriset, nuk ka qenë kurrë pjesë e Kinës.

Ky shtet e ka qeverinë e vet prej vitit 1949, mirëpo Pekini e konsideron Tajvanin – vend me 23 milionë banorë – si pjesë të territorit të tij.

Pas luftës së Rusisë në Ukrainë – e cila ka nisur më 24 shkurt 2022 – ka pasur shqetësime se edhe Kina mund të përdorë forcën ushtarake për të zgjidhur pretendimet territoriale me Tajvanin. /rel

Related posts

Hetim për të zhdukurit në Siri që nga nisja luftës, OKB miraton krijimin e organizatës

rezart morina

Makina e parë ushtarake shqiptare “Shota”, prezantohet në Panairin e Parisit

RTI

Më 14 qershor në Gjakovë mbahet mbledhja e përbashkët mes dy qeverive

rezart morina