RTV AHIRETI
Shëndetësi

Thirrja e mjekëve ndaj grave të moshës së mesme: Ndryshoni këtë gjë sa më shpejtë të jetë e mundur

thirrja-e-mjekeve-ndaj-grave-te-moshes-se-mesme:-ndryshoni-kete-gje-sa-me-shpejte-te-jete-e-mundur

Ushtrimet si ngritja e peshave, shpesh nënvlerësohen krahasuar me aktivitetet aerobike si ecja apo vrapi, por hulumtimet e fundit tregojnë se ato janë thelbësore për shëndetin e grave nga mosha 40 e lart.

Këto ushtrime ndihmojnë në ruajtjen e masës muskulare, e cila natyrshëm fillon të ulet me moshën, një proces që quhet sarcopenia. Pa forcë të mjaftueshme muskulare, jo vetëm që trupi bëhet më i dobët, por rritet edhe rreziku i dëmtimeve, rënieve dhe problemeve me shëndetin e kockave dhe metabolizmin.

Në fakt, studime të ndryshme kanë treguar se gratë që ushtrojnë forcë rregullisht përfitojnë nga:

Rritja e densitetit të kockave, duke ndihmuar në parandalimin e osteoporozës që rritet pas menopauzës;

Ulja e rrezikut të sëmundjeve kronike, si sëmundjet e zemrës, diabeti apo mbipesha;

Përmirësim i metabolizmit dhe kontrolli i peshës;

Përfitime për tru dhe shëndet mendor, duke përfshirë kujtesën dhe humorin;

Rritje e vetëbesimit dhe funksionit në jetën e përditshme, si ngritja e peshave apo lëvizja pa dhimbje.

Ekspertët rekomandojnë që gratë në moshë të mesme të përfshijnë ushtrime me pesh; të paktën dy deri tri herë në javë si pjesë të rutinës së tyre.

Related posts

Ushqimi që bën që truri të plaket më shpejt

Muhamet Ramadani

Tetë ushqimet më të mira për një mëngjes të shëndetshëm

admin

Nëse hani kos çdo ditë, mund të zvogëloni rrezikun e këtij lloji kanceri

admin