RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Emiratet e Bashkuara Arabe thonë se 2 ushtarë u vranë në një aksident me helikopter

emiratet-e-bashkuara-arabe-thone-se-2-ushtare-u-vrane-ne-nje-aksident-me-helikopter

Emiratet e Bashkuara Arabe thanë se dy ushtarë u vranë në një aksident me helikopter, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë të Ministrisë së Mbrojtjes thuhet se dy anëtarë të forcave të armatosura të vendit vdiqën “gjatë kryerjes së detyrës së tyre kombëtare”.

Në deklaratë përmendet një defekt teknik si shkak i aksidentit, pa dhënë detaje të tjera.

Tensionet në Lindjen e Mesme janë rritur ndjeshëm që kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën një sulm në shkallë të gjerë kundër Iranit më 28 shkurt, duke vrarë deri tani më shumë se 1.200 persona, përfshirë liderin suprem iranian Ali Khamenei dhe zyrtarë të lartë ushtarakë.

Irani është kundërpërgjigjur me sulme të gjera, duke shënjestruar baza amerikane, objekte diplomatike dhe personel ushtarak në të gjithë rajonin, si dhe disa qytete izraelite.

Related posts

“Parashikohen deri në 5 miliardë euro!”- Reuters: Greqia po planifikon shlyerjen e parakohshme të kredive ndaj vendeve të eurozonës

admin

Ambasadori iranian plagoset nga shpërthimi i pajisjeve ‘pager’ në kryeqytetin libanez

Muhamet Ramadani

“Irani ka arrestuar 3.000 persona për rol në protestat e vazhdueshme mbarëkombëtare”

Muhamet Ramadani