RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Incident i rëndë në KEK, vdes një punëtor

incident-i-rende-ne-kek,-vdes-nje-punetor

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se sot ka ndodhur një incident në Termocentralin “Kosova B”, ku është përfshirë një mjet transportues kamion dhe një punonjës.

Si pasojë e këtij incidenti, një 55-vjeçar – punonjës ka ndërruar jetë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë zyrtarët e KEK-ut, Policia e Kosovës dhe ekipet mjekësore të cilat kanë konfirmuar se viktima ka ndërruar jetë.

“Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.), njofton me keqardhje të thellë se sot, në Termocentralin “Kosova B”, ka ndodhur një incident i rëndë, ku është përfshirë një mjet transportues kamion dhe një punonjës.Si pasojë e këtij incidenti, një punonjës mashkull kosovar 55 vjeçar ka pësuar lëndime të rënda. Në vend ngjarje menjëherë kanë dalur zyrtarët e KEK-ut, Policia e Kosovës dhe ekipet mjekësore, të cilat kanë konfirmuar se viktima ka ndërruar jetë.KEK sh.a. shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit, si dhe kolegëve e të gjithë bashkëpunëtorëve të tij.Autoritetet përkatëse janë duke trajtuar rastin në përputhje me procedurat ligjore”, thuhet në njoftimin e KEK-ut./

Related posts

Trump: Kemi arritur marrëveshjen me Iranin, do e shpallim së shpejti! Ngushtica e Hormuzit do hapet menjëherë

admin

Kriza në Lindjen e Mesme, Papa Françesku: Lufta është krim kundër njerëzimit

Muhamet Ramadani

Një përmbledhje e zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme këtë mëngjes

admin