RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Gjenden mbetje mortore në Rahovec, dyshohet se i përkasin periudhës së luftës

gjenden-mbetje-mortore-ne-rahovec,-dyshohet-se-i-perkasin-periudhes-se-luftes

Në Rahovec të hënën janë gjetur mbetje mortore që dyshohet si përkasin personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Policia ka bërë të ditur se mbetjet mortore janë dërguar në IML.

“Lidhur me rastin 09.03.2026, gjatë vazhdës së punimeve njësia përkatëse policore në koordinim me IML bazuar edhe në urdhëresën e gjykatës, gjatë gërmimeve ka hasur pjesë eshtërore me prejardhje njerëzore që dyshohet se i përkasin së paku një (1) individi të zhdukur gjatë luftës në Kosovë. Mbetjet eshtërore janë tërhequr nga vendi i ngjarjes dhe janë dërguar në IML për ekzaminim mjeko-ligjor, në autopsi dhe analizën e ADN-së, me qëllim të identifikimit”, thuhet në njoftim.

Komisioni Qeveritar për Peronat e Zhdukur më 4 mars ka njoftuar për rifillimin e gërmimeve në këtë komunë, në lokacionin e njohur si “Përzhina”.

Related posts

AFAD: Rritet në 40.642 numri i viktimave nga tërmeti në Turqi

Muhamet Ramadani

COVID-19 – Vala e tetë godet Francën

admin

Dhjetëra palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës gjatë natës

Muhamet Ramadani