RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Serbët nisin të mblidhen në Veri, nënshkrimet për shkarkimin e kryetarëve

serbet-nisin-te-mblidhen-ne-veri,-nenshkrimet-per-shkarkimin-e-kryetareve

Të prirë nga Goran Rakiq dhe Igor Simiq, qytetarë në Mitrovicën e Veriut kanë nisur të grumbullohen për të nisur peticionin për shkarkimin e kryetarit Erden Atiq.

Ndërsa, në Leposaviq, sipas njërit prej iniciatorëve të peticionit, Vesellin Radoviq, është marrë leje që të shfrytëzohet hapësira para komunës për mbledhjen e nënshkrimeve, transmeton Indeksonline

Sanja Kërtiniq, një nga nismëtaret e kërkesës për nisjen e peticionit në Mitrovicë të Veriut, përmes medieve njoftoi qytetarët që të marrin me vete dokumentet e nevojshme për nënshkrimin e peticionit.

Kujtojmë se kryetarët në katër komunat në veri të Kosovës, që banohen me shumicë serbe – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – janë shqiptarë, pasi partitë dhe popullata serbe bojkotoi zgjedhjet lokale të vitit të kaluar.

Nënshkrimet për largimin e tyre tani po mblidhen në bazë të Udhëzimit Administrativ të Qeverisë së Kosovës, i cili është miratuar në fillim të shtatorit 2023.

Në mënyrë që peticioni të jetë i suksesshëm, kërkohet që të mblidhen të paktën 20 për qind e nënshkrimeve nga numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar.

Related posts

Azilkërkuesit që arrijnë në Greqi përballen me një realitet të zymtë

admin

Irani dërgon avion në Arabinë Saudite për të transferuar të evakuuarit nga Sudani

admin

Bora lë pa rrymë disa distrikte, KEDS: Po punojmë që të kthehet në normalitet furnizimi me energji elektrike

Muhamet Ramadani