RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mbërrin në Shkup grupi i dytë i qytetarëve të evakuuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe

mberrin-ne-shkup-grupi-i-dyte-i-qytetareve-te-evakuuar-nga-emiratet-e-bashkuara-arabe

Grupi i dytë i qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, të evakuuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe, ka mbërritur sot pasdite në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit.

Ata janë nisur nga Dubai me një fluturim të organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.

Në avion ndodheshin gjithsej 150 pasagjerë, prej të cilëve 125 shtetas të Maqedonisë së Veriut. Në mesin e tyre kishte edhe shtetas nga Serbia, Kosova, Bosnjë dhe Hercegovina, Shqipëria, si dhe nga Gjermania, Armenia dhe Mali i Zi.

Sipas njoftimeve zyrtare, fluturimi është realizuar sipas një plani të përgatitur më herët dhe të gjitha shpenzimet janë mbuluar nga shteti.

Related posts

Projektligji për shpërbërjen kalon leximin e parë në parlamentin izraelit

Muhamet Ramadani

Ish-kryeministri pakistanez Khan akuzohet për terrorizëm

admin

Presidenti i Partisë Popullore Evropiane: Serbia ta kuptojë se Kosova është shtet

admin