RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Dështon takimi i planifikuar për sot në mes të Kurtit dhe Vuçiq, kjo thuhet të ketë qenë arsyeja

deshton-takimi-i-planifikuar-per-sot-ne-mes-te-kurtit-dhe-vuciq,-kjo-thuhet-te-kete-qene-arsyeja

Zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian patën paralajmëruar një takim të mundshëm në kuadër të drejtuesve të shtetit të Kosovës dhe Serbisë.

Madje si datë e mundshme për takimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq ishte 19 korriku, apo dita e sotme.

Por pavarësisht paralajmërimeve, një gjë e tillë nuk u bë.

Takimi i paraparë në mes Kurtit dhe Vuçiq ka dështuar, transmeton lajmi.net.

Madje kjo u konfirmua dje edhe nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.

Gjatë raportimit të djeshëm në Komisionin për Integrime Evropiane, Bislimi theksoi se ky takim ka dështuar për shkak të mosgatishmërisë së Vuçiq që të shkojë në Bruksel.

“Ideja e takimit trilateral ka qenë që të përgatitet tereni për takimin e radhës mbase këtë javë, nesër në mes të krerëve të shtetit. Po ashtu kjo ka dështuar për shkak të mosgatishmërisë së Vuçiq-it që të shkojë në Bruksel”, tha ai.

Bislimi shtoi se Kurti u tregua i gatshëm që sa më shpejtë të fillojë diskutimi për marrëveshjen gjithëpërfshirëse, por Vuçiq nxori si arsyetim vizitën e presidentit të Egjiptit.

“Po ashtu kjo ka dështuar për shkak të mosgatishmërisë së Vuçiqit që të shkojë në Bruksel, Kurti është deklaruar i gatshëm që sa më shpejt të fillojë diskutimi për marrëveshjen gjithëpërfshirëse, mirëpo Vuçiq ka nxjerrë si arsyetim vizitën e presidentit të Egjiptit i cili pritet të qëndrojë tri ditë në Serbi”, tha ai.

Madje Bislimi tha se Serbia është duke tentuar që të sabotojë dhe minojë procesin e dialogut.

Ndryshe kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb, Vuçiq janë takuar vetëm dy herë, kurse takimi i tretë joformal e patën muaj më parë në Berlin

Kryeministri Kurti që në fillim të marrjes së mandatit të tij pati deklaruar se dialogu në mes dy vendeve nuk është në top prioritetet e tij, por pavarësisht kësaj në kuadër të marrëveshjeve Kosovë-Serbi pati disa ndryshime së fundi.

Një nga marrëveshjet e arritura ishte ajo e energjisë, që në proces ishte ndër vite por tani u nënshkrua për t’u finalizuar në kuadër të pagesës së faturave të energjisë elektrikë në komunat me shumicë serbe në Kosovë

Related posts

Kroaci, tërmet 5.2 ballë në ishullin Kërk

admin

Vritet një person në Malishevë

rezart morina

Osmani takoi gjeneralin Jashari, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

admin