RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

“Rosatom” evakuon 150 punonjës tjerë nga centrali bërthamor “Bushehr” në Iran

“rosatom”-evakuon-150-punonjes-tjere-nga-centrali-berthamor-“bushehr”-ne-iran

Korporata shtetërore bërthamore e Rusisë “Rosatom” ka evakuuar edhe 150 specialistë të tjerë nga termocentrali bërthamor “Bushehr” në Iran, njoftoi sot kreu i kompanisë, Alexey Likhachev, transmeton Anadolu.

Në një intervistë për gazetën korporative “Strana Rosatom”, Likhachev tha se faza e dytë e evakuimit përfundoi gjatë natës midis 10 dhe 11 marsit.

“Specialistët për objekte bërthamore kaluan kufirin me Armeninë dhe tani po kthehen në shtëpi”, tha ai.

Likhachev falënderoi Ministrinë e Jashtme ruse, forcat e sigurisë dhe udhëheqjen e Iranit dhe Armenisë për lehtësimin e operacionit.

Ai tha se rreth 450 anëtarë të personelit rus mbeten në termocentral për momentin.

Sipas Likhachevit, këta specialistë nuk mund të largohen në këtë fazë për arsye operacionale, përfshirë nevojën për të mirëmbajtur pajisjet thelbësore në objekt.

Related posts

Dogana ndalon kontrabandimin e 100 paketave botox dhe filler në vlerë afër 10 mijë euro

RTI

Kurti takon O’Brien: U vlerësua përmbajtja e Kosovës përballë sulmeve dhe provokimeve

admin

Mediat: Dy të vdekur në Prishtinë nga koronavirusi

admin