RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti: Të përkushtuar për normalizimin të marrëdhënieve me Serbinë përmes njohjes reciproke

kurti:-te-perkushtuar-per-normalizimin-te-marredhenieve-me-serbine-permes-njohjes-reciproke

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova mbetët e përkushtuar për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë përmes njohjes reciproke.

Ai kështu është shprehur në një postim në X ku ka njoftuar se të hënën ka takuar Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen

“Dje, prita Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sørensen. Diskutuam për rrugën e integrimit evropian të Kosovës, sundimin e ligjit dhe procesin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Ne mbetemi të përkushtuar për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë përmes njohjes reciproke”, ka shkruar Kurti.

Sorensen të hënën u takua edhe me ministrin e Jashtëm, Glauk Konjufca.

Aty u bë e ditur se dialogu me Serbinë do të jetë nën udhëheqjen e ministrisë që drejtohet nga Konjufca.

Related posts

Belgjikë, regjistrohet “shifër rekord e fëmijëve refugjatë të pashoqëruar”

admin

Dëshmitari i dytë flet për daljen publike të UÇK-së në varrimin e mësuesit Halit Geci

admin

Hondurasi voton mes një krize të thelluar të punësimit

Muhamet Ramadani