RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

RMV: Refuzohen të gjitha iniciativat, “Safe City” i mbijeton edhe Gjykatës Kushtetuese

rmv:-refuzohen-te-gjitha-iniciativat,-“safe-city”-i-mbijeton-edhe-gjykates-kushtetuese

Të gjitha iniciativat me të cilat u kontestua në aspektin kushtetues dhe ligjor sistemi i ri “Safe City”, për kontrollin e trafikut në Shkup, Kumanovë dhe Tetovë janë hedhur poshtë, vendosën gjykatësit kushtetues në seancën e sotme.
Sipas gjykatësve, sistemi nuk shkakton pabarazi mes qytetarëve në mënyrën siç pretenduan paraqitësit e disa iniciativave.
Për paraqitësit ishte problematike fakti që në komunikimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Brendshme me qytetarët nuk përdoret edhe gjuha shqipe si gjuhë zyrtare në shtet, si dhe fakti që sistemi zbatohet vetëm në Shkup, Tetovë dhe Kumanovë.
Po ashtu, ata kundërshtuan edhe faktin se me këtë projekt u imponohet qytetarëve detyrimi ligjor që të kenë numër personal telefoni dhe adresë elektronike.
Vendimi u mor pasi gjykatësit, në varësi të përkatësisë së tyre etnike, kishin qëndrime të ndryshme nëse janë cenuar apo jo të drejtat e një pjese të qytetarëve.
Gjyqtarja raportuese, Ana Pavlovska-Daneva, në fillim të seancës deklaroi se vlerëson se iniciativat duhet të refuzohen.

Related posts

Irani i bën thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së të veprojë ndaj kërcënimeve amerikane

Irfan Jahiu

Trump: Izraeli do të “zvogëlojë” sulmet ndaj Libanit pas apelit drejtuar Netanyahut

Kushtrim Guraj

Grabitja më e madhe e arit në Kanada, policia bën arrestime dhe lëshon disa urdhërarreste

admin