RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdogan për krizën në Iran: Turqia është në anën e paqes

erdogan-per-krizen-ne-iran:-turqia-eshte-ne-anen-e-paqes

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se qëndrimi i Ankarasë në lidhje me Iranin është i “qartë”, si dhe ka theksuar se Turqia është gjithmonë në anën e paqes, jo të luftës, raporton Anadolu.

Duke theksuar përpjekjet e Turqisë për një armëpushim në Iran, Erdogan tha se Ankaraja po bën “përpjekjeve intensive për të siguruar që armët të heshtin, të arrihet një armëpushim dhe të rifillojnë bisedimet”.

“Po përpiqemi të shuajmë zjarrin para se flakët të zgjerohen, para se unaza e zjarrit të përhapet më tej dhe para se të dëmtohen më shumë jetë dhe të derdhet më shumë gjak”, theksoi Erdogan.

Duke kritikuar veprimet e administratës izraelite, Erdogan tha: “Edhe izraelitët, duke kaluar netët në strehimore, tani thonë se Netanyahu është katastrofa e tyre më e madhe që nga Holokausti”.

SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulme të përbashkëta ndaj Iranit më 28 shkurt, të cilat kanë vrarë më shumë se 1.300 njerëz, përfshirë ish-liderin suprem, Ali Khamenei, si dhe më shumë se 150 nxënëse.

Teherani është hakmarrë me sulme me dronë dhe raketa që synojnë Izraelin, Jordaninë, Irakun dhe disa vende të Gjirit që strehojnë asete ushtarake amerikane.

Related posts

Trump sinjalizon se udhëtimi në Kinë mund të shtyhet për shkak të tensioneve në Lindjen e Mesme

Kushtrim Guraj

“Nuk ishte i përshtatshëm për të kandiduar për president”- Tërheqja e Biden, reagon sërish Trump: Postin e mori vetëm me gënjeshtra

admin

“Michael Jackson ëndërronte të performonte në skenë me…”- Avokati i familjes zbulon sekretin 15 vjet pas vdekjes: Nuk e kishte në plan të ndalonte së kënduari

admin