RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

UNICEF: Mbi 1,100 fëmijë të vrarë ose të plagosur që nga fillimi i luftës

unicef:-mbi-1,100-femije-te-vrare-ose-te-plagosur-qe-nga-fillimi-i-luftes

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, UNICEF, ka paralajmëruar se përshkallëzimi i konfliktit mes Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe Iranit po krijon një situatë “katastrofike” për miliona fëmijë në Lindjen e Mesme.

Sipas një deklarate të UNICEF-it, që nga 28 shkurti janë raportuar më shumë se 1,100 fëmijë të vrarë ose të plagosur si pasojë e dhunës.

Nga këta, rreth 200 fëmijë raportohet se janë vrarë në Iran, 91 në Liban, katër në Izrael dhe një në Kuvajt.

UNICEF paralajmëron se këto shifra pritet të rriten nëse dhuna vazhdon të përshkallëzohet dhe të përhapet në rajon.

Agjencia thekson gjithashtu se miliona fëmijë kanë mbetur pa shkollë për shkak të krizës, ndërsa qindra mijëra të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre për shkak të bombardimeve të vazhdueshme.

“Askush nuk mund të justifikojë vrasjen apo gjymtimin e fëmijëve, si dhe shkatërrimin e shërbimeve jetike nga të cilat ata varen”, thuhet në deklaratën e UNICEF-it.

Sipas organizatës, rreth 200 milionë fëmijë në të gjithë rajonin e Lindjes së Mesme janë të prekur nga pasojat e konfliktit dhe presin reagim të shpejtë nga komuniteti ndërkombëtar. /mesazhi

Related posts

Basha fton opozitën që ta votojë Konjufcën për kryeministër

RTI

Erdoğan priti në takim kryeministrin e Shqipërisë, Rama

admin

Eurokomisioneri Varhelyi në Turqi do të nënshkruajnë pako të mbështetjes për refugjatët prej 781 milionë euro

Muhamet Ramadani