RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

UNICEF: Mbi 1,100 fëmijë të vrarë ose të plagosur që nga fillimi i luftës

unicef:-mbi-1,100-femije-te-vrare-ose-te-plagosur-qe-nga-fillimi-i-luftes

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, UNICEF, ka paralajmëruar se përshkallëzimi i konfliktit mes Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe Iranit po krijon një situatë “katastrofike” për miliona fëmijë në Lindjen e Mesme.

Sipas një deklarate të UNICEF-it, që nga 28 shkurti janë raportuar më shumë se 1,100 fëmijë të vrarë ose të plagosur si pasojë e dhunës.

Nga këta, rreth 200 fëmijë raportohet se janë vrarë në Iran, 91 në Liban, katër në Izrael dhe një në Kuvajt.

UNICEF paralajmëron se këto shifra pritet të rriten nëse dhuna vazhdon të përshkallëzohet dhe të përhapet në rajon.

Agjencia thekson gjithashtu se miliona fëmijë kanë mbetur pa shkollë për shkak të krizës, ndërsa qindra mijëra të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre për shkak të bombardimeve të vazhdueshme.

“Askush nuk mund të justifikojë vrasjen apo gjymtimin e fëmijëve, si dhe shkatërrimin e shërbimeve jetike nga të cilat ata varen”, thuhet në deklaratën e UNICEF-it.

Sipas organizatës, rreth 200 milionë fëmijë në të gjithë rajonin e Lindjes së Mesme janë të prekur nga pasojat e konfliktit dhe presin reagim të shpejtë nga komuniteti ndërkombëtar. /mesazhi

Related posts

Ushtarë të rinj gjerman kanë zbarkuar dje në Kosovë, Rohde: Përgatitje terreni edhe për trupa të tjera shtesë

Muhamet Ramadani

Franca pas sulmit ndaj një murgeshe në Kuds: Aktet anti-krishtere janë të papranueshme

RTI

Eksploruesja britanike përfundon ecjen epike përgjatë Mbretërisë së Arabisë Saudite

Muhamet Ramadani