RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mbahet ceremoni përkujtimore për viktimat e tragjedisë së klubit të natës në Koçan

mbahet-ceremoni-perkujtimore-per-viktimat-e-tragjedise-se-klubit-te-nates-ne-kocan

Në qytetin Koçan të Maqedonisë së Veriut u mbajt ceremoni përkujtimore për viktimat e zjarrit vdekjeprurës në diskotekën “Pulse” që ndodhi më 16 mars 2025.

Para klubit të natës ku një vit më parë nga një zjarr humbën jetën 63 persona, u mblodhën familjarë dhe qytetarë.

Në aktivitetin e organizuar për të përkujtuar viktimat, u mbajt një heshtje pesëminutëshe.

Në orët e hershme të mëngjesit të 16 mars 2025, në klubin e natës “Pulse” në Koçan shpërtheu një zjarr si pasojë e mjeteve piroteknike gjatë mbrëmjes argëtuese, ku humbën jetën 63 persona dhe mbi 200 u plagosën.

Hetimet fillestare pas incidentit zbuluan se objekti në fjalë ka funksionuar me licencë të rreme dhe për vite me radhë ka operuar pa përmbushur standardet e nevojshme.

Më 19 nëntor filloi zyrtarisht gjykimi për rastin e zjarrit tragjik.

Related posts

Vjosa Osmani takim me ambasadorin e SHBA: E shqetësuar me heqjen e vizave për serbët me pasaporta ilegale

admin

MBS: Normalizim me Izraelin vetëm me rrugë të qartë drejt shtetësisë palestineze

RTI

Jasharaj thërret konferencë të jashtëzakonshme: Greva s’ndalet, do ta padisim shtetin

admin