RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mbahet ceremoni përkujtimore për viktimat e tragjedisë së klubit të natës në Koçan

mbahet-ceremoni-perkujtimore-per-viktimat-e-tragjedise-se-klubit-te-nates-ne-kocan

Në qytetin Koçan të Maqedonisë së Veriut u mbajt ceremoni përkujtimore për viktimat e zjarrit vdekjeprurës në diskotekën “Pulse” që ndodhi më 16 mars 2025.

Para klubit të natës ku një vit më parë nga një zjarr humbën jetën 63 persona, u mblodhën familjarë dhe qytetarë.

Në aktivitetin e organizuar për të përkujtuar viktimat, u mbajt një heshtje pesëminutëshe.

Në orët e hershme të mëngjesit të 16 mars 2025, në klubin e natës “Pulse” në Koçan shpërtheu një zjarr si pasojë e mjeteve piroteknike gjatë mbrëmjes argëtuese, ku humbën jetën 63 persona dhe mbi 200 u plagosën.

Hetimet fillestare pas incidentit zbuluan se objekti në fjalë ka funksionuar me licencë të rreme dhe për vite me radhë ka operuar pa përmbushur standardet e nevojshme.

Më 19 nëntor filloi zyrtarisht gjykimi për rastin e zjarrit tragjik.

Related posts

“Sot ditë e shënuar për Kosovën”, Klara Buda: Prishtina ka respektuar gjithmonë pakicat, anëtarësimi në KiE bën të mundur…

admin

Kosova rrezikon të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, Albulena Haxhiu bën thirrje për konsensus mes partive politike për emrin e presidentit

admin

Ukraina: 12 të vrarë dhe 33 të plagosur në sulmin rus në Kiev gjatë natës

Hevzi