RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Në Xhaminë e Namazgjasë në Tiranë organizohet iftar, shpërndahen vakte iftari

ne-xhamine-e-namazgjase-ne-tirane-organizohet-iftar,-shperndahen-vakte-iftari

Në Xhaminë e Namazgjasë në Tiranë është organizuar iftar me pjesëmarrjen e qindra besimtarëve, ndërkohë janë shpërndarë edhe vakte të iftarit, raporton Anadolu.

Iftari është organizuar nën kujdesin e xhamisë, në pritje të Natës së Kadrit.

Qytetarë të moshave të ndryshme iu bashkuan iftarit në një atmosferë gëzimi brenda ambienteve të xhamisë.

Ndërkohë, janë shpërndarë edhe vakte të iftarit për qytetarët jashtë ambienteve të Xhamisë së Namazgjasë.

Xhamia e Namazgjasë e ndërtuar nga Turqia është hapur më 10 tetor 2024, me pjesëmarrjen e presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Related posts

Presidenti palestinez, Abbas: Dëbimi i banorëve të Gazës do të jetë “Nakba e dytë”

admin

Akuzohet se ka kërcënuar Donald Trump në rrjetet sociale, autoritetet amerikane shpallin në kërkim 66-vjeçarin nga Arizona

admin

U arrestua pasi djali i El Chapo-s e mori peng, lideri i kartelit “Sinaloa” pranon të transferohet në New York për gjykim

admin