RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Teherani konfirmon vdekjen e shefit të sigurisë së Iranit: Ali Larijani u martirizua në krye të detyrës!

teherani-konfirmon-vdekjen-e-shefit-te-sigurise-se-iranit:-ali-larijani-u-martirizua-ne-krye-te-detyres!

Irani ka konfirmuar vdekjen e Ali Larijanit, shefit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, i vrarë në një sulm ajror të pretenduar nga Izraeli në kryeqytet.

“Ali Larijani është martirizuar”, ka konfirmuar Këshilli i Sigurisë iraniane.

Lajmi u raportua nga Al Jazeera, sipas së cilës, në një deklaratë të transmetuar nga agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Mehr e Iranit, Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare i vendit konfirmoi vrasjen e Larijani-t, pasi Izraeli mori përgjegjësinë për vrasjen e tij në sulme të kryera më herët atë mëngjes.

“Pas një jete të dedikuar për ngritjen e Iranit dhe Revolucionin Islamik, ai më në fund e ka përmbushur dëshirën e tij të gjatë, i është përgjigjur thirrjes së së vërtetës dhe me krenari e ka arritur qëllimin fisnik të martirizimit në shërbim”, thuhet në një deklaratë nga Këshilli, të botuar nga Mehr.

Vdekja e tij shihet si një humbje e madhe për udhëheqjen e Teheranit dhe rrit më tej tensionet në rajon. /tema

Related posts

Liderët e Egjiptit dhe Etiopisë diskutojnë krizën e Sudanit dhe mosmarrëveshjen e digës së Nilit

Muhamet Ramadani

“Dinari”/ Albin Kurti: Nuk pranojmë propozime që janë në kundërshtim me rregulloren e BQK-së

admin

Greqia përballë rre’zikut nga zj’arret për shkak të valës ek’streme të nxehtësisë

admin