RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gratë që ikin nga Al-Fashir raportojnë përdhunime, vrasje dhe zhdukje fëmijësh

grate-qe-ikin-nga-al-fashir-raportojne-perdhunime,-vrasje-dhe-zhdukje-femijesh

Në Darfurin e Veriut të Sudanit, gratë që kanë ikur nga qyteti Al-Fashir tregojnë për skena tmerri pas marrjes së qytetit nga forcat paramilitare Rapid Support Forces (RSF).

Sipas OKB-së për Gratë, dëshmitë flasin për vrasje, përdhunime sistematike dhe zhdukje fëmijësh, ndërsa RSF ka forcuar kontrollin në rajonin e Darfurit në luftën e përgjakshme me ushtrinë sudaneze.

Anna Mutavati, drejtoreshë rajonale e UN Women për Afrikën Lindore dhe Jugore, tha se dhuna seksuale po përdoret qëllimisht si armë lufte. “Trupat e grave janë kthyer në skenë krimi në Sudan,” paralajmëroi ajo. “Nuk ka më vende të sigurta.”

Gjendja mbetet e rëndë edhe për ata që janë ende të bllokuar. Rreth 11 milionë gra dhe vajza përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe shumë prej tyre rrezikojnë përdhunim edhe kur kërkojnë gjethe apo fruta të egra për t’u ushqyer.

Uria është shpallur zyrtarisht në Al-Fashir dhe në qytetin jugor Kadugli. Shefi i të Drejtave të Njeriut në OKB ka paralajmëruar për ekzekutime, përdhunime dhe sulme me bazë etnike.

Që nga fundi i tetorit, mbi 82 mijë njerëz kanë ikur nga Al-Fashir dhe zonat përreth, por organizatat humanitare thonë se rreth 200 mijë civilë mbeten të rrethuar në qytet.

OKB po kërkon ndërhyrje të menjëhershme ndërkombëtare për të ndalur dhunën dhe për të shmangur një katastrofë edhe më të madhe humanitare. /mesazhi

Related posts

Gazetarët palestinezë rrëfejnë torturat dhe abuzimin sistematik në paraburgimet izraelite

Kushtrim Guraj

Putini reagon për dronin që ra në Rumani: Le të na japin mbetjet, do ta hetojmë

Muhamet Ramadani

Analistët: Greqia e cila kërkon lidhje të ngushta me Izraelin, rrezikon të shkelë ligjin ndërkombëtar

Muhamet Ramadani