RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdogan apelon për përfundim të shpejtë të luftës “të pakuptimtë dhe të paligjshme” të SHBA-së dhe Izraelit me Iranin

erdogan-apelon-per-perfundim-te-shpejte-te-luftes-“te-pakuptimte-dhe-te-paligjshme”-te-shba-se-dhe-izraelit-me-iranin

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka theksuar synimin e vendit të tij për t’i dhënë fund sa më shpejt “luftës të pakuptimtë, të paligjshme dhe jashtëzakonisht të gabuar në Iran”, raporton Anadolu.

Duke folur në një iftar të organizuar në Kompleksin Presidencial në Ankara, Erdogan tha se Turqia ka “dënuar fuqishëm sulmet që shkelin të drejtën ndërkombëtare, pavarësisht se kush i kryen, teksa punon për të parandaluar përhapjen e luftës”.

Ai gjithashtu theksoi se Turqia po e menaxhon situatën kritike me durim, maturi dhe një qasje të kujdesshme ndaj provokimeve, ndërsa po merr masat e nevojshme për të kufizuar ndikimin negativ të luftës në ekonomi dhe te qytetarët.

SHBA-ja dhe Izraeli kanë vazhduar një ofensivë të përbashkët kundër Iranit që nga 28 shkurti, duke vrarë më shumë se 1.200 persona deri tani, përfshirë liderin suprem, Ali Khamenei dhe figura të tjera të larta iraniane.

Teherani është kundërpërgjigjur me sulme me dronë dhe raketa që kanë shënjestruar Izraelin, si dhe Jordaninë, Irakun dhe vendet e Gjirit, duke pretenduar se po godet “asetet ushtarake amerikane,” duke shkaktuar viktima, dëme në infrastrukturë dhe ndërprerje në tregjet globale dhe aviacion.

Sipas ushtrisë libaneze dhe mediave shtetërore, forcat izraelite gjithashtu kanë intensifikuar sulmet ajrore dhe bombardimet me artileri në të gjithë jugun e Libanit që nga mëngjesi i sotëm, së bashku me një inkursion të kufizuar tokësor.

Related posts

Mesut Özil dhe Bilal Erdoğan iftar me Rohingët në Bangladesh, thirrje për më shumë ndihmë ndërkombëtare

Kushtrim Guraj

Irani sinjalizon kompromis para bisedimeve në Gjenevë, SHBA mban të hapur opsionin ushtarak

Muhamet Ramadani

Një baba palestinez fle duke përqafuar djalin e tij për ta mbrojtur nga bombardimet izraelite – VIDEO

Muhamet Ramadani