RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Trump i “zhgënjyer” me kryeministrin britanik për mungesë mbështetjeje për luftën me Iranin

trump-i-“zhgenjyer”-me-kryeministrin-britanik-per-mungese-mbeshtetjeje-per-luften-me-iranin

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kritikuar kryeministrin britanik, Keir Starmer, për mungesën e mbështetjes ndaj luftës së tij kundër Iranit, duke e cilësuar këtë si “një gabim të madh”, transmeton Anadolu.

“Ai nuk ka qenë mbështetës. Dhe mendoj se kjo është një gabim i madh. E dini, ata fitojnë shumë para nga tregtia me SHBA-në”, u tha presidenti Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë kur u pyet nëse mendimi i tij për kryeministrin Starmer ka ndryshuar

“Isha i zhgënjyer, sepse Keir ishte i gatshëm të dërgonte dy aeroplanmbajtëse pasi ne fituam”, tha Trump, duke shtuar se i kishte thënë kryeministrit britanik të dërgonte “disa anije për pastrimin e minave dhe nuk kemi nevojë për aeroplanmbajtëset tuaja”.

“Fatkeqësisht, Keir nuk është Winston Churchill”, shtoi ai.

Presidenti amerikan gjithashtu kritikoi politikat e emigracionit dhe energjisë të kryeministrit britanik, duke i cilësuar si “katastrofë”.

“Ju keni lejuar miliona e miliona njerëz të hyjnë në vendin tuaj që nuk duhet të jenë aty. Dhe, meqë ra fjala, kjo po ndodh në të gjithë Evropën”, tha Trump.

Related posts

“U takuam në turneun e golfit, më pas në një suitë!”- Ylli i filmave për të rritur dëshmon në gjyqin ndaj Trump: Më zgjodhi mua se isha më e…

admin

Raundi i 5-të i bisedimeve Liban-Izrael fillon në Washington

Muhamet Ramadani

Ndërron jetë presidenti i Namibisë, Hage Geingob

admin