RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ndërron jetë presidenti i Namibisë, Hage Geingob

nderron-jete-presidenti-i-namibise,-hage-geingob

Presidenti i Namibisë, Hage Geingob ka vdekur në spitalin ku po trajtohej për kancer, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga llogaria X e Presidencës së Namibisë thuhet se Geingob vdiq në spitalin “Lady Pohamba” në kryeqytetin Windhoek ku vazhdonte trajtimin për kancer.

Në një deklaratë më 25 janar nga Presidenca e Namibisë u njoftua se qeliza kancerogjene u gjetën sërish në trupin e 82-vjeçarit Geingob i cili ishte trajtuar më parë kundër kancerit.

Geingob, një pjesë të trajtimit të tij për kancerin e mori në qytetin Los Angeles të SHBA-së më 25 janar – 2 shkurt.

Detyrën e tij si president, Geingob e mori në mars të vitit 2015 dhe këtë vit pritej që të përfundonte mandatin e tij të dytë dhe të fundit.

Related posts

“Të mos gënjejmë veten, Putini nuk do të ndalet në Ukrainë”-Paralajmërimi i Sekretarit amerikan të Mbrojtjes: Rrezikohet e gjithë siguria jonë nëse…

admin

Tramvaji del nga shinat në Milano dhe përplaset me një ndërtesë, një i vdekur dhe disa të plagosur

admin

Në Izrael janë të gjithë luftënxitës!

Irfan Jahiu