RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ministri i Jashtëm turk Fidan diskuton me homologun iranian rrjedhën e luftës

ministri-i-jashtem-turk-fidan-diskuton-me-homologun-iranian-rrjedhen-e-luftes

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, zhvilloi bisedë telefonike me homologun iranian Abbas Araghchi, transmeton Anadolu.

Sipas burimeve të Ministrisë së Jashtme turke, Fidan ka diskutuar me kryediplomatin iranian rrjedhën e luftës.

Përshkallëzimet rajonale kanë vazhduar që kur Izraeli dhe SHBA-ja nisën një ofensivë të përbashkët kundër Iranit më 28 shkurt, duke shkaktuar deri më tani rreth 1.300 viktima, përfshirë edhe udhëheqësin suprem Ali Khamenei.

Irani është kundërpërgjigjur me sulme me dronë dhe raketa që synojnë Izraelin, Jordaninë, Irakun dhe vendet e Gjirit që strehojnë asete ushtarake amerikane, duke shkaktuar viktima dhe dëme në infrastrukturë, si dhe ndërprerje në tregjet globale dhe në aviacion.

Related posts

Ministrat e G-7 nuk u dakorduan për heqjen e centraleve të qymyrit nga funksioni

admin

Trazira në Filipine, luftë brenda Senatit gjatë aksionit për arrestimin e senatorit të akuzuar për krime kundër njerëzimit! Kush është “kasapi” i ish-presidentit Duterte (VIDEO)

admin

Më pak ushtarakë kërkojnë karrierë në ushtrinë izraelite

RTI