RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kalon për gjykim çështja ndaj ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta

kalon-per-gjykim-ceshtja-ndaj-ish-presidentit-te-shqiperise,-ilir-meta

Çështja ndaj ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, i cili ndodhet në paraburgim, ka kaluar në gjykim, raporton Anadolu.

Në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) është mbajtur sot seanca paraprake për çështjen ndaj Metës.

GJKKO-ja ka konfirmuar për Anadolu se çështja në fjalë është dërguar për gjykim.

Disa seanca paraprake në GJKKO për çështjen ndaj Metës në muajt e fundit janë shtyrë ose ndërprerë.

Ndërkohë, gjykatat në Shqipëri kanë refuzuar edhe kërkesat e ish-presidentit Meta për lirim nga paraburgimi.

Në çështjen në fjalë do të gjykohet edhe ish-bashkëshortja e Metës, Monika Kryemadhi.

– Çështja ndaj ish-presidentit Meta

Ish-presidenti Meta është arrestuar më 21 tetor 2024, i dyshuar për kryerjen e disa veprave penale në lidhje me çështjen që është e njohur si “Kontrata e shërbimit CEZ-DIA” dhe për “kontrata lobimi në SHBA”.

Aktualisht, Meta është në paraburgim. Sipas Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Meta është i dyshuar për pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish.

Meta, i cili aktualisht është kryetar i partisë opozitare, Partisë së Lirisë, ka mbajtur poste të larta në institucionet e shtetit shqiptar.

Related posts

I akuzuari për krime lufte, Dushko Arsiq, dënohet me 13 vjet burgim

admin

Dhjetëra persona kërkojnë ndihmë mjekësore, pas zjarrit në lagjen Kalabria

admin

Përfundon numërimi i votave për deputetë

RTI