RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kosova dhe Italia me marrëveshje për eliminimin e tatimit të dyfishtë

kosova-dhe-italia-me-marreveshje-per-eliminimin-e-tatimit-te-dyfishte

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka bërë të ditur se ka nisur zbatimi i Marrëveshjes me Italinë për eliminimin e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit dhe shmangies tatimore në fushën e të ardhurave.

Në komunikatën për media thuhet se kjo marrëveshje synon forcimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Italisë, duke krijuar kushte më të favorshme për investime dhe zhvillim të aktiviteteve ekonomike.

Përmes saj, individët dhe bizneset përfitojnë nga shmangia e tatimit të dyfishtë, duke u lehtësuar barra tatimore dhe duke rritur sigurinë në trajtimin e të ardhurave.

Po ashtu, marrëveshja synon parandalimin e evazionit dhe shmangies tatimore, duke vendosur rregulla të qarta për deklarimin e saktë të të ardhurave dhe kufizimin e praktikave abuzive.

Ajo zbatohet për personat rezidentë të të dy shteteve dhe përcakton mënyrën e trajtimit tatimor të të ardhurave, në përputhje me legjislacionin përkatës.

Nga ATK theksohet se kjo marrëveshje kontribuon në rritjen e sigurisë ligjore për investitorët dhe në përmirësimin e marrëdhënieve ekonomike ndërkombëtare.

Aktualisht, Kosova ka në fuqi gjithsej 22 marrëveshje për eliminimin e tatimit të dyfishtë me shtete të ndryshme, duke vazhduar zgjerimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në këtë fushë.

Related posts

Palestinë; Këto janë zhvillimet kryesore gjatë natës:

Muhamet Ramadani

Komplot për vrasjen e kryeministrit Benjamin Netanyahu, arrestohet biznesmeni izraelit! Shërbimet e inteligjencës: Shkoi ilegalisht në Iran dhe mori pagesa për…

admin

Hamas shpjegon 7 tetorin: Jo vrasje civilësh, por reagim ndaj një pushtimi!

RTI